MENU
klinika

Kërkesa strikte sigurie

Kërkesa e Gjermanisë: Bllokimi i Hauwei-t

20.01.2019 - 17:24

Gjermania po shqyrton sesi mund të bllokojë “Huawei”-n nga rrjeti i gjeneratës së ardhshme të telefonëve celularë.

Berlini po merr në konsideratë kërkesa më strikte sigurie, që mund të pengojnë përdorimin e produkteve të “Huawei”-t në rrjetet e saj 5G.

Shumë vende po punojnë për të penguar përfshirjen e kompanisë teknologjike kineze në rrjetet e tyre 5G, në lidhje me shqetësimet e sigurisë.

Rrjetet përfaqësojnë valën e ardhshme të madhe të infrastrukturës së telefonisë së lëvizshme.

A profile of Huawei’s chief financial officer Meng Wanzhou is displayed on a Huawei computer at a Huawei store in Beijing, China, Thursday, Dec. 6, 2018. Canadian authorities said Wednesday that they have arrested Meng for possible extradition to the United States. (AP Photo/Ng Han Guan)

Kompania kineze, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të telekomunikacionit, është përballur me rezistencë nga qeveritë e huaja, për shkak të rrezikut se teknologjia e saj mund të shfrytëzohet për spiunazh.

“Huawei” i ka mohuar ndërkohë akuzat se ajo përbën një rrezik. SHBA, Australia dhe Zelanda e Re kanë bllokuar po ashtu kompanitë lokale të përdorin “Huawei”-n për të siguruar teknologjinë e rrjeteve 5G.

Britania e Madhe ka ngritur shqetësimet me “Huawei”-n dhe Kanadaja po shikon po ashtu marrëdhëniet e saj me firmën.

SHBA po heton po ashtu “Huawei”-n për vjedhje të sekreteve tregtare nga bizneset amerikane dhe e ka akuzuar se po shkel sanksionet duke gënjyer për biznesin e saj në Iran.