MENU
klinika

Detajet

Kërkime për naftë në Zagori/ Banorët protestojnë kundër SHELL

24.01.2019 - 13:10

Kompania SHELL, e cila merret me kërkimet për naftë dhe gaz, është pritur me protesta nga banorët e Zagorisë.

Kështu, një ditë pasi kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin sipas tij inkurajues për kërkimet për naftë nga kompania SHELL, përfaqësues të kësaj të fundit kanë shkuar në Zagori.

Pavarësisht kërkesës së tyre për një dëgjesë publike, banorët e fshatin Sheper të Zagorisë kanë refuzuar të marrin pjesë në takim, ku do të flitej edhe për projektin.

Ndërkohë, Bashkia Libohovë kërkoi që dëgjesa të zhvillohej.

Ndërkohë një reagim i fortë ka ardhur nga arkeologu Neritan Ceka.

I pranishëm në mbledhjen e Akademisë së Shkencave Ceka nuk i kurseu kritikat për këtë forum, ndërsa shtoi se vendi ynë po humb monumentet e kulturës. Mes të tjerash ai tha se Zagoria është pasuri jo vetëm për Gjirokastrën, por edhe mbarë vendin.

Forumi ka kohë që flet, pasi në këtë qeverisje keni heshtur. Ne po humbim monumente. Një agresion kudo dhe një mungese kompetence totale e pjesës së pushtet për të mbajtur monumentet. Tani më thoni se kush merret me monumentet e kulturës. Forumi a mund të ketë një zë për komplekset e tilla ? Në rastin që po flasim është në rrezik jo vetëm Zagoria, por e gjithë zona e Gjirokastrës. Kishat më të bukura dhe afresket më të mrekullueshme, i ke në këtë zonë. Kemi prishur më shumë kisha se sa në komunizëm. Po humbim monumentet e kulturës. Ajo politikë që është përcaktuar, në këtë vend, dielli, uji, e bukuritë natyrore, kontributi i asaj zone në krijimin e Shqipërisë është i madh. Ata banorë kanë të drejtë, por nuk duhet të flasin barinjtë për monumentet. Ky forum duhet të zgjerohet për alarmin që kemi. Le të mblidhet çdo muaj. Lëmë një datë dhe një orë për të shqyrtuar këto probleme. Për Zagorinë duhej të ishte kërkuar një raport arkeologjik”, tha Ceka.