MENU
klinika

Emrat

Këshilli Kombëtar i PD-së, zgjidhen anëtarët e kryesisë

19.01.2019 - 21:42

Në një kohë kur sot Këshilli Kombëtar i PD votoi për drejtuesit e rinj, janë shpallur emrat fitues si anëtar të kryesisë.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu Jemin Gjana prezantoi listën e fituesve. Në bazë të rezultateve përfundimtare, 15 fituesit si anëtarë të kryesisë janë:

Dhurata Çupi

Endri Hasa

Enkelejd Alibeaj

Eno Bozdo

Fatbardh kadili

Flamur noka

Grida Duma

Oerd Bylykbashi

Kreshnik Çollaku

Ndërkaq mësohet se Gazmend Bardhi do të jetë Sekretar i Përgjithshëm, i cili siguroi 277 vota përballë Dorian Teliti, që mori 44 vota. Gazetari Klajdi Bodlli raporton për ‘BalkanWeb’ se Sahit Dollapi, që u zgjodh në postin e Sekretar për Çështjen Zgjedhore siguroi 258 vota, ndërsa Lulzim Omuri 60 vota si dhe 10 u shpallën të pavlefshme.

Në postin e Sekretarit për Çështjen Zgjedhore do të jetë Ivi Kaso, me 221 vota, duke mundur kështu Dorian Gjomarkajn, që siguroi 100 vota. Ndërkohë, Ervin Minarolli u zgjodh Sekretar për Burimet Njerëzore me 278 vota, ndërsa Çlirim Gjata u zgjodh Sekretar për Çështjet Ligjore me 284 vota përballë Marinela Ziut, e cila mori 37 vota.