MENU
klinika

Shitjet

Kina pëson humbje të madhe pas 20 vitesh

10.01.2019 - 17:54

Shitjet e makinave në Kinë janë përballur me rënie masive për herë të parë pas 20 vitesh. Shitjet ranë me 6%, pra janë shitur vetëm 22.7 milionë makina në vitin 2018, njofton Shoqata e Automjeteve të Kinës.

Mendohet se rënia është shkaktuar për shkak të ekonommisë së Kinës, e cila ka goditur edhe prodhuesit e makinave rreth botës. Lajmi vjen pasi kompania Apple paralajmëroi se shitjet do të bien për shkak se Kina ngadalësoi celularët e tyre.

Prodhuesit e makinave si Ford, Volksëagen, Jaguar Land Rover dhe General Motors raportuan rënie gjatë muajve të fundit në Kinë, por pritet që të ardhurat të përmirësohen gjatë vitit 2019