MENU
klinika

Deklarata për mediat

Komisioni “Tahiri”/ Balla ‘thumbon’ opozitën: Çfarë duhet të bëjnë tani?

30.01.2019 - 14:07

Gjatë Konferencës Kombëtare të Kryetarëve, tema kryesore e diskutimeve ka qenë komisioni i quajtur si komisioni “Tahiri”.

Menjëherë pas përfundimit mbledhjes, Balla në një deklaratë për mediat bëri me dije se edhe pse PD dhe LSI kërkojnë vazhdimësinë e këtij komisioni, por që mandati i tij ka 2 muaj që ka përfunduar.

Gjithashtu Balla përpara mediave shtoi se në mbledhje u ra dakort që PD dhe LSI të ribëjnë një kërkesë për vazhdimin e hetimeve.

“Dakordësuam precedentin parlamentar, PD dhe LSI të sjellin një kërkesë përsëri siç e kërkon Kushtetuta dhe ligji me qëllim që të vijojë procesi hetimor siç e duan ata. Ne nuk do shkelim as Kushtetutën dhe as rregulloren e Kuvendit se ishte PD në gjumë për dy muaj.

Komisionit i është vënë në dispozicion pjesa më e madhe e dokumentacionit, mund të ketë edhe informacione të padokumentuara por siç tha dhe zonja Felaj ata kishin mungesë serioziteti. Ligji për administrimin e informacioneve të klasifikuara ka detyrimin që personat që iu vihet në dispozicion duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie“, u shpreh Balla.