MENU
klinika

E vendos Dua

Kosova, në sheshin më të njohur në botë!

29.01.2019 - 17:24

“Artistja më e mirë e re 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit për artisten më të mirë të re. Dua Lipa”.

Ku është teksti i vendosur në sheshin më të njohur në botë “Times Square” në “Nju Jork”, bashkëngjitur fotos së këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Dua është kthyer në një nga këngëtaret më të pëlqyera në të gjithë botën, por kurrë ajo nuk e ka mohuar origjinën e saj, madje shpesh e ka përmendur Kosovën dhe rrugëtimin e saj drejt suksesit që ka nisur pikërisht nga Prishtina.

Dua Lipa Bambi

Pas sukseseve të shumta në vitin 2018, Dua Lipa është e nominuar në kategorinë për Artisten më të mirë të re dhe Vallëzimin më të mirë, në “Grammy”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN