MENU
klinika

Kalimi në Merdare

Kosovë/ Vazhdojnë pritjet e gjata në kufi

05.01.2019 - 10:40

Mëngjesin e së shtunës kanë vazhduar pritjet e gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, si pasojë e fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që po kthehen në vende perëndimore pas qëndrimit në Kosovë për festat e fundvitit.

Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në pikën kufitare me Serbinë, në Merdar.

Vazhdojnë ndalesat nga Serbia për kosovarët konica.al

Aktualisht në këtë pikë kufitare, për të hyrë në Serbi bashkatdhetarët tanë po presin deri në gjashtë orë, ndërsa kolona e automjeteve është deri në dy kilometra.

Edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë për të kaluar kufirin po pritet deri në dy orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është deri në një kilometër.

Pritjet në kufirin me Serbinë bëhen edhe më të vështira kur të kihen parasysh temperaturat e ulëta që po mbretërojnë në këto ditë dimri.

Ndryshe, gjatë ditës se premte në pikën kufitare në Merdar është shënuar edhe një incident, përleshje midis bashkatdhetarëve që po presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin. /Konica.al/

'Open Balkan'/ Abazoviç: Mali i Zi mbështet nismën!

Kurti: Nuk janë të sigurta iniciativat që nuk kanë brenda BE!

Akti i fundit i shpërbërjes së Jugosllavisë!

Çfarë do të ndodhë në Ballkan në 50, 80 apo 100 vitet e ardhshme?

Dy ditë nga zgjedhjet në Kosovë

Premtimet e kandidatëve për qytetarët

Aksioni kundër kontrabandës në Kosovë

Gjykata merr vendimin për pesë të arrestuarit

SHBA cakton ambasadorin e ri në Serbi

Diplomati amerikan njihet si negociator i vështirë

"Ne do të luftojmë kundër saj me çdo çmim"

Kurti flet për aksionin kundër kontrabandës në veri