Menu

Marrëveshja

Kotzias: Maqedonia e re, e mirëpritur në jetën tonë

12.01.2019 - 12:43

Ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ideatori dhe negociuesi i marrëveshjes së Prespës, shkroi në Twitter se ka folur me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Maqedonas duke rikujtuar vështirësitë, lodhjen, tensionet, besimin dhe shpresat që kemi pasur duke punuar për Marrëveshjen.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

“Kam biseduar me Zoran Zaevin dhe Nikola Dimitrovin, duke kujtuar vështirësitë, lidhjen, tensionet, besimin e ndërsjellë dhe shpresat që kemi pasur gjatë punës për marrëveshjen. Ne ëndërruam për të ardhmen e përbashkët të të dy popujve tanë. Maqedonia e re është e mirëpritur në jetën tonë, historia duhet të jetë një shkollë, jo një burg” – shkruan ai

kotzias-konica.al

Në seancën parlamentare të së premtes, Kuvendi i Maqedonisë miratoi 4 amendamentet kushtetuese që mundësojnë ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, duke hapur kështu rrugën për anëtarësimin në aleancën perëndimore të NATO-s. Amendamentet ishin pjesë e Marrëveshjes së emrit të firmosur në Prespë qershorin e kaluar midis Athinës dhe Shkupit.

Sipas marreveshjes, emri Republika e Maqedonisë ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut.