MENU
klinika

Kërcënimi

Kryemadhi shokon opinionin publik, shpërthen në lot pas deklaratës tronditëse

18.01.2019 - 01:11

Kryetarja e partisë opozitare, LSI, Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin televiziv “Open” ka lëshuar një deklaratë mjaft të fortë me të cilën ka shokuar gjithë opinionin publik.

Kryemadhi ka deklaruar se është kërcënuar ajo personalisht dhe një nga fëmijët e saj, vajza e vogël Era.

“Unë jam kërcënuar. E kam dërguar vajzën në një shkollë me konvikt sepse nuk mund ta mbaja dot për shkak të intimidimit.
Dy fëmijët e tjerë studiojnë në Londër. Ndërsa Era qan përditë sepse jeton atje dhe unë si nëna e saj nuk mund ta mbroj”, u shpreh Monika Kryemadhi pak më parë.

kryemadhi shperthen ne lot-konica.al

Veçmas këtyre, ajo ka shton se është kërcënuar nga grupet e interesit, për shkak të detyrës, por duke refuzuar frikën, liderja e LSI-së këmbëngul duke rrëfyer se nuk ja mbyll dot njeri gojën, as bashkëshorti Meta, as fëmijët por dhe as plumbi.

“Mua gojën nuk ma mbyll dot njeri. Jam kërcënuar nga grupe të interesit. Gojën nuk ma mbyll as Meta, as fëmijët e as plumbi. Ky shtet ka rënë. Unë kam marrë një përgjegjësi përballë fëmijëve të mi për ti larguar. Nuk besoj në sistem dhe prandaj nuk kam bërë asnjë kallzim në polici. Kam kontaktuar deri diku me policinë por ska një rezultat hetimi ende, për faj të politikës. Jo vetëm krim kibernetik por ka dhe krime të tjera. Mua peng më merr vetëm më fëmijët, nuk më merr dot me gjë tjetër. Ka qenë një moment që do ta zgjidh vet”, përfundoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Në mbyllje të bisedës Kryemadhi, pati një shpërthim në lot derisa nuk mundi të përfundonte më tej diskutimin.