MENU
klinika

Dueli në distancë

Kupa, kontrasti mes Ronaldos dhe Messit

31.01.2019 - 18:26

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk luajnë më në një kampionat, siç ndodhi gati për një dekadë, por ata edhe më parë kanë luajtur në kampionate të ndryshme, pasi portugezi ishte te Manchester United.

Edhe pse Ronaldo u largua nga Real Madrid për te Juventus , gara mes këtyre të dyve yjeve të futbollit po vazhdon ende, kuptohet, kësaj radhe në distancë, edhe pse tani krahasimi është pak ndryshe.

Barcelona siguroi mbrëmë një vend në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa Juventus u eliminua në Kupën e Italisë.

Përveç rezultatit përfundimtar, edhe statistikat e nxjerra nga paraqitjet e mbrëmshme të Messit dhe Ronaldos janë plotësisht të kundërta me njëra-tjetrën.

LIONEL MESSI

Messi u vlerësua me notë 9.5 për paraqitjen e tij të përgjithshme. Argjentinasi 31-vjeçar arriti ta shënojë një gol dhe e asistoi një tjetër, si dhe i bëri katër gjuajtje drejt portës së kundërshtarëve.

Kapiteni i Barcelonës ishte i angazhuar gjatë gjithë ndeshjes dhe u tregua i suksesshëm në shtatë nga 15 tentimet e tij për driblim. Ai i ndihmoi skuadrës së tij edhe duke e fituar penalltinë për golin e parë, të shënuar nga Philippe Coutinho.

Përkundër që ai e humbi një rast shumë të mirë për të shënuar, ai arriti t’i kompletojë 85.4 për qind të pasimeve të tij, i bëri dy pasime kyçe gjatë ndeshjet dhe i krijoi tri raste të mira.

CRISTIANO RONALDO

Për dallim nga paraqitja mbresëlënëse e Messit, Ronaldo nuk mori një notë aq të lartë dhe u vlerësua me 6.9. CR7 nuk arriti të shënojë mbrëmë, nuk bëri as asiste, si dhe nuk ishte i saktë në goditjet drejt portës.

Ronaldo arriti t’i bëjë me sukses driblimet që i tentoi, dy të tilla. 33-vjeçari i kompletoi vetëm 66.5 për qind të pasimeve që tentoi t’i bëjë dhe nuk e bëri asnjë pasim kyç gjatë ndeshjes.

Barcelona zuri një vend në gjysmëfinale të kuës, sepse e fitoi ndeshjen e kthimit kundër Sevilla-s me rezultat 6-1 (rezultati i përgjithshëm 6-3), ndërsa Juventus u eliminua nga Atalanta, e cila e fitoi ndeshjen me rezultat 3-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dualiteti i yjeve të futbollit

Messi-Ronaldo, 100 gola për vitin 2018