Në vitin 334 para Krishtit, ai pushtoi (Perandorinë Persiane) dhe filloi një seri fushash që zgjatën 10 vjet.
Aleksandri vdiq në Babiloni në vitin 323 pes, qyteti që ai planifikonte të themelonte si kryeqytetin e tij, ai planifikonte edhe një sërë fushatash që do të kishin filluar me një pushtim të Gadishullit të Arabisë
Aleksandri i Madh, i biri i Filipit të II-të Maqedonisë, dhe Olimpias, një princeshë e Epirit.
Ai ndërtoi një perandori me një sipërfaqe prej 5.4 milionë km katror, dhe këtë e bëri brënda një periudhe kohore jashtëzakonisht të shkurtër si dhe ngriti bazat e qytetrimit grek deri në Azinë Qëndrore dhe Indi.
Aleksandri ishte vetëm 18 vjeç kur ai mbante gradën gjeneral gjatë betejës së Keronës të zhvilluar në 338 pr.K. Në këtë betejë ,që bëntë pjesë në fushatën e Filipit për të nënshtuar qytet-shtetet e Athinës dhe Tebës, Filipi ia besoi djalit krahun sulmues.
Trashigimia që la pas Aleksandri i Madh ishte e madhe, më gjigande se vetë titulli i tij hyjnor. Hapi kulturën greke, krijoi një perandori ku njerzit gjykoheshin përmes zemrës dhe jo ngjyrës apo etnicitetit.
Me përjashtim të Jezu Krishtit pothuajse nuk ka figurë më të njohur të Antikitetit në historinë perëndimore se sa Aleksandri i Madh.
Veprimet e tij i përkasin një legjende. Frymëzoi shumë vepra letrare, piktura, skulptura si dhe filma. Dhe pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy mijëvjeçarë nga vdekja e këtij sundimtari legjendar, fitoret e tij mbi persët si ajo e vitit 331 pr.K qëndrojnë edhe sot si një shembull suprem i lidershipit ushtarak.
Jul Qezari i krahasoi fitoret e tij me arritjet e sundimtari maqedonas kurse Napoleoni u përpoq të ishte një Aleksandër i ri, ai shkoi aq larg me këtë fiksim saqë pushtoi edhe Egjiptin si një hije e paraardhësit të tij.