MENU

Profil/ Mary Tudor

Kur Anglia sundohej nga “Mbretëresha Gjakatare”…

12.01.2019 - 16:30

Mary Tudor ishte mbretëresha e parë në Angli, që mbretëroi nga 1553 deri në vdekjen e saj më 1558. Ajo është e njohur për persekutimet e saj fetare të protestantëve dhe ekzekutimet e mbi 300 njerëzve, ndaj u etiketua “Mbretëresha Gjakatare”…

Jeta e hershme

Mary Tudor ka lindur më 18 shkurt 1516, në në Greenwich të Anglisë. Ajo ishte fëmija i vetëm i mbretit Henry VIII dhe gruas së tij të parë, Katerina e Aragonit, që mbijetoi gjatë fëmijërisë. Ajo u pagëzua si katolike pak pas lindjes së saj. Mësonte me ndihmën e nënës dhe shkëlqeu në muzikë dhe në gjuhë. Në 1525, Henri e quajti atë Princesha e Uellsit dhe e dërgoi për të jetuar në kufirin Uells, ndërkohë që vazhdimisht përpiqej për martesën e saj.

Henry i prishi marrëdhëniet me Kishën Katolike, themeloi Kishën e Anglisë dhe u martua me një nga shërbëtoret e Katerinës, Anne Boleyn. Pasi lindi Elizabetën, ajo kishte frikë se Maria do të përbënte një sfidë për trashëgiminë e fronit dhe ndaj,princesha nuk mund ta trashëgonte fronin.

Henri e akuzoi Anne Boleyn në 1536 për tradhëti dhe u martua me gruan e tij të tretë, Jane Seymour, e cila më në fund lindi një djalë, Edward. Maria u rikthye përsëri në oborrin mbretëror, por besimi fetare u bënë një burim konflikti. Ky tension vazhdoi edhe gjatë sundimit të shkurtër të gjysmë vëllait të Marisë, Edward VI, i cili vdiq në 1553 në moshën 15 vjeçare.

Një mbretëri e tërë në duart e një femre

Pas vdekjes së Edwardit, Maria mori fronin si mbretëresha e parë në pushtet dhe rivendosi martesën e prindërve të saj, pra martesa e tyre ishte përsëri e ligjshme. Në fillim, ajo pranoi dualizmin fetar të vendit të saj, por dëshironte ta kthente Anglinë në katolicizëm.

Martesë për hir të fronit

Maria ishte 37 vjeç në kohën kur u bë mbretëreshë. Ajo e dinte se nëse mbetej pa fëmijë, froni do të kalonte tek gjysmë-motra e saj protestante, Elizabeth. Ajo kishte nevojë për një trashëgimtar katolik për të shmangur ndryshimin e reformave të saj. Për të arritur këtë qëllim, ajo vendosi të martohej me Filipin II të Spanjës.

Pse “Mbretëresha Gjakatare”?

Publiku nuk e pëlqeu aspak, por ajo kërkoi shfuqizimin e shumë prej dekreteve fetare të Henri VIII dhe zëvendësimin e tyre me një ligj të rreptë të herezisë. Zbatimi i këtij ligji rezultoi në djegien e mbi 300 protestantëve. Përndjekjet fetare të Marisë bënë që ajo të fitonte pseudonimin “Maria gjakatare”.

Vdekja

Martesa me mbretin spanjoll nuk solli asnjë fëmijë dhe në 1558, Maria vuante nga kanceri i mitrës. Ajo vdiq në St James Palace në Londër, më 17 nëntor 1558, dhe u nderua në Westminster Abbey. Motra e saj Elizabeta I ierdhi në fron pas saj. Pas vdekjes së Elizabetës në vitin 1603, ajo u varros bashkë me Marian.