Aqif Selimi, 83- vjeçar, ish – agjutant dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mustafa Gjinishit, në një emision televiziv, ne Elbasan , tregonte se, në operacionin e dimrit, pas shpartallimit të forcave partizane nga gjermanët, Shtabi i Përgjithshëm i Nç. dha urdhër që të gjithë partizanët e çetave të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre, (me leje), për t’u rikthyer në një kohë të pacaktuar, vetem kur do ta shikonte të përshtatshme Shtabi i Përgjithshëm, në ilegalitet.
Unë, thotë Aqif Selimi, isha gjithë kohën prapa Mustafa Gjinishit, i cili komunikonte me të gjitha forcat ushtarake kundra pushtuesve. Me ballistët, zogistët, me këshilltarët anglezë dhe kryesisht me Shtabin e Përgjithshëm të Nacional-çlirimtares.
Ai nuk ishte komunist, ishte atdhetar dhe luftonte për çlirimin e vendit nga okupatorët.
Në konferencën e Labinotit bëri atë që, deri më sot nuk ka guxuar njeri nga pjesëmarrësit që ta tregojë. Për shkak të ndërhyrjes së Mustafajt, gjatë kohes qe zhvillohej konferenca, ajo u ndërpre gati një çerek ore.
Ndodhi, ndërkohë që Ymer Nishani, po lexonte rezolutën me tre pika, e cila thoshte se:
1) Shqipëria shpallet Republikë.
2) Ndalohet kthimi i Mbretit Zog në Shqipëri.
3) Shqipëria njeh kufijtë e vitit 1939…
Mustafai thërret nga mesi i sallës:
– Stop!… Stop!
Gjithcka ne Salle u mpih…
Ai i drejtohet Enver Hoxhës, me gisht :
– Po ty kush ta ka dhënë të drejtën që ta shesësh Shqipërinë, mor’ tradhtar,… të pranosh kufijtë e saj të përgjysmuar, e?
Ndërkohë, ndërhyn Mehmet Shehu kundra Mustafait, duke e akuzuar per “shovinist”!… Ky, nxjerr koburen dhe i përgjigjet menjëherë…
Edhe Mehmeti nxjerr të tijën me shpejtësi. Ishin trima te dy…
– Ti, kriminel, mbylle gojën!- i thotë Mustafai…Sepse je i dënuar me vdekje, për vrasjen e 80 myzeqarëve të pafajshëm… Por, çfarë t’u bëj këtyre unë …
Dhe drejtohet nga Mugosha, Meladin Popoviçi dhe Myslim Peza…
Ndërhyjnë të gjithë për të zbutur gjakrat.,,
Ndërkohë, Mustafai priti që ta përkrahnin delegatët e tjere, sidomos Koço Tashko dhe Sejfulla Malëshova. I kishte shumë miq. Por ata nuk u ndjenë…
Mustafa Gjinishi u largua nga konferenca i zemëruar, gati me të gjithë…
Konferenca miratoi vendimet e shpallura, sipas interesit të serbëve që e kishin organizuar atë…
Ai priti sa mbaroi konferenca dhe iu derdh Myslim Pezës, tek i cili kishte mbështetje dhe besim të madh, :
– A u binde tani… se ata të gjithë janë kundra Shqipërisë…. se po realizojnë endrrën serbe për të zhvatur Kosovën?
Nga shënimet në bllokun e Mustafait, kam lexuar me sytë e mi, tregon Aqif Selimi se Myslim Peza ishte në një mendje me Mustafa Gjinishin, por ai asnjëherë nuk e mbështeti patriotin e flaktë për çështjen e shqiptarizmës.
Edhe kur, pas ca ditësh, Mustafanë e lajmëruan se transferohej për në Veri, gjoja me shërbim të posaçëm, ai e paralajmëroi Myslim Pezën, duke e bërë me dije se, transferimi i tij për në Veri po bëhej për qëllime të errëta…
– Po të gjeti gjë ty, i tha Myslimi, unë do ta çoj gjakun deri në gju të kalit… Këtë, duhet ta dinë mirë te gjithe, edhe Enveri me serbët në Shtab…
Megjithatë, Mustafai e respektoi vendimin e Shtabit të Luftës, u nis në Veri. Si gjithmonë, unë nuk i ndahesha atij asnjë sekondë, tregon 83 vjecari. E kisha porosinë edhe nga Myslim Peza që ta ruaja Mustafanë. Sepse , thoshte ai:
“ E kemi si ujin e pakët ndër shqiptarët që luftojnë për trojet tona”…
Ndodheshim në Dibër, për organizimin e forcave partizane “ qe do të marshonin për clirimin e Kosovës.”
... Papritur Mustafanë e thërrasin për të marrë pjesë në mbledhjen e komitetit, me kuadrot e lartë të çetave dhe brigadave. Ishte 20 Shtatori i vitit 1944. Sapo mbërritëm në Maqellarë. Mes kuadrove të grumbulluar, ndodhej edhe Hysni Kapo, i cili e ftoi, dashamiresisht, Mustafanë të jepte mendimin e tij lidhur me dikutimin që po bëhej rreth personalitetit të Titos dhe fitores së popujve sllavë kundra nazifashistëve…
Mustafai, i cili i kishte dëgjuar një copë herë diskutantët, flakë i kuq në fytyrë tha:
– Po si nuk ju vjen keq për popullin shqiptar, që ka 5 vjet në luftë kundra okupatorëve për çlirimin dhe bashkimin e vendit, ndërsa juve u hapet barku më shumë për fitoren e pansllavizmit në botë… ??!!
Të gjithë ulën kokën, pa guxuar t’i përgjigjej njeri …
Pas pak aty, mu afër nesh, kaluan si në paradë Enver Hoxha me Mehmet Shehun, me gjasë po shkonin për të marrë pjesë në organizimin e brigadës së katërt. Pas tyre u nisën edhe të tjerë…
Me kujtohet si tani që, menjëherë, pas Mustafait u nisën Ndreko Rino me Liri Gegën.
Ai para, ata pas. Pa u futur ende mirë në pyll, u degjua një breshëri automatiku dhe, fill pas asaj breshërie, një partizan 17- vjeçar, duke dalë nga pylli zbrazi automatikun në ajër për të dhënë alarmin. Së pari ai iu drejtua Ndreko Rinës dhe Liri Gegës, që gjasme po dilnin dhe ata nga pylli, duke u thënë se Mustafan e vranë.
Vrapova edhe une sapo dëgjova krismat, por ishte vonë. Mustafai dergjej i pajetë në tokë. Ne trupin e tij ishte zbrazur një karikatore e tërë me fisheke. E degjova kur Liri Gega, gjithë indiferentizëm e ironike, pyeti djaloshin partizan:
– More djalosh, a e pe mirë, Mustafai vdiq, apo vdiq krejt, ë?
Dhe vazhdoi rrugën qetë – qetë për ku qe nisur, me Ndreko Rinën. Falenderoj z Bedri Coku qe na bie nje interviste te martirit te Peqinit Aqif Selimi i cili mori pjese ne luften antifashiste dhe mori si shperblim 33 vite burgim.
Kjo është një dëshmi reale nga shoqëruesi i një patrioti dhe personaliteti të LAC heroi Mustafa Gjinishi i cili u vra pabesisht nga kanibalet Enver Hoxha dhe grupi i tij terrorist.