MENU
klinika

Profil/ Mbretëresha Viktoria

Kur sundonte ajo, dielli në Britani nuk perëndonte kurrë…

27.01.2019 - 14:47

Viktoria (1819-1901), mbretëreshë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës, ishte gruaja më e suksesshme jo vetëm në historinë britanike por edhe atë botërore, dhe me emrin e saj u pagëzua një epokë lavdiplotë, “Epoka Viktoriane”.

Gjatë mbretërimit të Viktorias, Britania zgjeroi shtrirjen e saj perandorake, duke dyfishuar madhësinë dhe duke përfshirë Kanadanë, Australinë, Indinë dhe Paqësorin e Jugut. Jo më kot thuhej: “Dielli në Perandorinë Britanike nuk perëndon kurrë”.

Jeta e hershme dhe arsimi

Mbretëresha Viktoria ishte i vetmi fëmijë i Edwardit, duka i Kentit dhe djali i katërt i mbretit Xhorxh III. Nëna e saj ishte Victoria Saxe-Saalfield-Koburg, motra e Leopoldit, mbretit të belgëve.

Alexandrina Victoria më 24 maj 1819, dhe i ati vdiq kur ajo ishte vetm tetë muajshe dhe nëna e saj u bë një ndikim dominues në jetën e saj. Kur ishte fëmijë, u edukua në Pallatin Mbretëror nga një kujdestare, dhe kishte dhunti për vizatim, pikturë dhe shkruante shpesh ditar.

Kurorëzimi

Kur lindi, Viktoria ishte e pesta në radhë për të qenë në fron. Megjithatë, pas vdekjes së babait të saj në 1820, Viktoria u bë trashëgimtare, pasi tre xhaxhallarët e saj, nuk kishin trashëgimtarë të ligjshëm. Kur mbreti William IV, xhaxhai i Viktorias dhe pasuesi i Xhorxh III, vdiq në qershor 1837, Viktoria u bë automatikisht mbretëreshë, edhe pse ishte vetëm 18 vjeç.

Anglia e Viktorias, Epoka Viktoriane

Nën udhëheqjen e Mbretëreshës Viktoria, Britania e Madhe pati një zgjerim të paparë në industri, ndërtimin e hekurudhave, urave, kanalizimeve nëntokësore dhe rrjeteve të shpërndarjes së energjisë në pjesën më të madhe të perandorisë. Pati përparime në shkencë (teoria e evolucionit e Darvinit) dhe teknologji (telegrafi dhe shtypi popullor), duke qenë se pati një numër të madh shpikjesh.

Gjatë mbretërimit të Viktorias, Britania zgjeroi shtrirjen e saj perandorake, duke dyfishuar madhësinë dhe duke përfshirë Kanadanë, Australinë, Indinë dhe Paqësorin e Jugut. Jo më kot thuhej: “Dielli në Perandorinë Britanike nuk perëndon kurrë”.

Gjatë kësaj kohe, Perandoria Britanike përjetoi vetëm disa luftëra të vogla.

Një nga faktorët kryesorë që ndihmoi Britaninë të shmangte pengesat evropiane ishte martesa e fëmijëve të Viktorias: ajo ishte e lidhur me shtëpitë mbretërore të gati çdo fuqie të madhe evropiane, me përjashtim të Francës dhe Spanjës.

Sundimi i Viktorias i korrespondon kohës kur imperializmi britanik ishte një fuqi industriale si dhe kishte një rol jetik në ekonominë botërore.

Fuqia industriale e Britanisë në kohën e Viktorias ishte produkt i rolit pioner që kishte luajtur Britania duke krijuar Revulucionin Industrial.  Londra viktoriane ishte kthyer në qëndrën e sistemit ekonomik botëror, gjithashtu edhe me zhvillimet e komunikacioneve.

Kur vdiq mbretëresha Victoria?

Mbretëresha Viktoria vdiq më 22 janar 1901, në moshën 81 vjeç dhe mbreti Edward VII, djali I saj, qëndroi më pas në fronin britanik.