MENU

Episodi me video

Kur topi nuk kursen as…pëllumbin

11.01.2019 - 14:47

Nuk janë të pakta rastet kur në fushën e futbollit futen kafshë, që nga shpendë e deri gjitarë të ndryshëm, që kanë ndërprerë edhe ndeshjen për pak momente.

Por rasti i fundit ka të bëjë me një pëllumb. Në një ndeshje futbolli në ligën e futbollit të Australisë ka ndodhur një gjë interesante, ku një pëllumb është goditur me top.

Pëllumbi qëndronte në fushë kur një lojtar pa qëllim e largoi topin, që ishte me shpejtësi të mjaftueshme për ta rrokullisur atë nga vendi. Fatmirësisht, pëllumbi i shpëtoi goditjes dhe pastaj filloi të fluturojë.

Në Australi pëllumbat dhe pulëbardhat në fushën e lojës janë të shpeshta, sidomos kur ndeshjet luhet në Sydney dhe Melbourne.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN