MENU
klinika

Në Venecia

Gaga në prag të martesës, 5 mln euro shpenzime

02.01.2019 - 19:22

Lady Gaga e mbylli vitin 2018 me suksese të jashtëzakonshme, falë edhe filmit në të cilin interpretonte dhe mbante titullin “A star is born”, ndërsa 2019-ta pritet të jetë viti i martesës për të.

Sipas thashethemeve dhe informacioneve që vijnë nga Amerika e largët, Stefanie Joanne Angelina Germanotta, ky është emri i vërtetë i artistes 32 vjeçare, do martohet me menaxherin e saj, thuajse 50 vjeçar Christian Carino.

Thuhet se do jetë një dasmë e denjë për një faraon: plot 5 milionë euro llogariten shpenzimet. Dasma mendohet të zhvillohet në qytetin ku dyshja u njoh, në Venecia, dhe ku debutoi si aktore.

Lajmi është bërë i ditur nga revista amerikane “Life & Style”, e cila ka interpretuar disa konfirmime nga Miss Germanotta, e cila ka dhënë sinjale për një dasmë të shpejtë.