MENU
klinika

Gëzim dhe trishtim

Lady Gaga, nga çmimi i madh te lajmi i dhimbshëm

14.01.2019 - 13:12

Lady Gaga rrëmbeu çmimet si “Aktorja më e mirë” dhe atë të “Këngës më të mirë” në Critics’ Choice Awards.

Por Menjëherë pas marrjes së çmimeve ajo është larguar nga ceremonia dhe gjithçka mori një tjetër rrjedhë për artisten.

Aktorja e “A Star Is Born” zbuloi në Twitter se kali i saj, Arabella, ishte në momentet e fundit të jetës dhe se duhej të vraponte për në shtëpi që t’i jepte lamtumirën.

“Jam e nderuar që fitova çmimet “Aktorja më e mirë” dhe “Kënga më e mirë”, por më trishton fakti se pas shfaqjes mësova se kali im ëngjëll, Arabella, po ngrodh,”-shkruajti Gaga.

“Arabella ishte dhe është një kalë i bukur. Kur ajo kishte dhimbje, i ndjeja edhe unë gjithashtu. Nuk do t’i harroj kurrë momentet që i kemi ndarë. Ajo do të jetë përgjithmonë pjesë e imja.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Festivali i 75 i Filmit në Venecia

Lady Gaga në Venecia, një yll i lindur!