MENU
klinika

Më e madhja në Adriatik

Laguna e Karavastasë, mrekullia e Perëndimit shqiptar

14.01.2019 - 17:26

Laguna e Karavastasë është një nga lagunat më të mëdha në Adriatik dhe më e madhja në Shqipëri, në afërsi të Lushnjës dhe në qendër të Ultesirës Perëndimore.

Në të rriten disa lloje të rralla pishash dhe një lloj i rrallë Pelikani, Dalmatian Pelican. Supozohet se 5 % e të gjithë pelikanëve të këtij lloji jetojnë aty. Karavastaja bën pjesë në parkun kombëtar të Divjakës.

Ndahet nga deti nëpërmjet një brezi të gjerë rëre, të mbuluar nga pylli i dendur, buzë te cilit ndodhet një plazh mjaft i madh. Lidhet me detin me tri kanale, njëri prej të cilëve artificial, i hapur për nevojat e peshkimit. Nëpër këto kanale, si pasojë e baticës dhe zbaticës, rrjedhja e ujit ndryshon drejtim çdo 6 orë.

laguna e karavastase-konica.al

Gjatë një cikli të baticë-zbaticës shkëmbimi i ujit me detin arrin afërsisht 1/50 e volumit të gjithë lagunës.

Në brendësi të saj ka dhe ishuj të vegjël, në të cilin folenizojnë shpendët. Karakteristike në këtë zonë është kolonia e Pelikanit Kaçurel me rreth 60 çifte që përfaqëson rreth 5% të numrit të përgjithshëm të kësaj specie në shkallë botërore. Karavastaja për këtë specie përfaqëson kufirin më perëndimor të saj. E veçantë është dhe prania e disa qindra çifteve të dallëndysheve të detit.

Karavastaja është një nga tri zonat Ramsar në Shqipëri: ajo është strehë për një numër të madh të shpendëve dimërues, ajo është gjithashtu një vend i rëndësishëm për shumë specie me interes të madh të ruajtjes, si Pelikani dalmat (Pelecanus crispus).

Në brendësi të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta, mund të gjesh fare lehtë një mori speciesh, duke filluar nga shpendët e egër të llojeve të ndryshme dhe në veçanti ai më i spikaturi është pelikani kaçurrel, i cili zë 6.4 % të popullatës botërore dhe për të cilin duhet theksuar se është një shpend në zhdukje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN