MENU
klinika

Fjala

Lajm i mirë për studentët/ Rama: Shtyhet afati i aplikimit për…

30.01.2019 - 10:55

Edhe këtë javë, kryeministri Rama ka prezantuar rastet e qytetarëve që u janë zgjidhur hallet nga platforma e “Bashkëqeverisjes”.

Gjatë fjalës së tij Rama teksa ka treguar numrin total të ankesave është ndalur dhe ka folur edhe për studentët.

Kreu i qeverisë bëri me dije se 900 studentë kanë drejtuar pyetjet e tyre në platformë dhe vetëm 20 prej tyre nuk kanë marrë përgjigje.

Gjithashtu ai ka dhënë një lajm të mirë duke theksuar se është shtyrë afati i aplikimit për punë në portalin “Punë të mbarë”, që tu jepet mundësia të gjithëve për të aplikuar.

“Po ashtu në platformë është dhe kategoria “Jam student, pyetja ime është kjo…” dhe studentët kanë pyetjet e tyre. Janë afër 900 pyetjet që janë drejtuar platformës, ku vetëm 20 prej tyre nuk kanë marrë përgjigje pasi po procedohen me vëmendje.

Ne kemi nevojë për lista të sakta të studentëve që lidhen me statusin e tyre dhe me mesataren e tyre. Prandaj ne kemi kërkuar dhe një shtyrje të afatit të marrjes së të dhënave nga sekretaria dhe po ashtu ka dhe një shtyrje të afatit të punësimeve pasi sërish ka pasur vonesa nga fluksi i lartë në sekretari“, u shpreh Rama.