MENU
klinika

NBA

Lakers nuk bëjnë dot dy fitore radhazi

30.01.2019 - 11:54

Lakers zhgënjejnë përsëri, pasi sot u mundën 121-105 në fushën e tyre nga Philadelphia. Ingram realizoi 36 pikë për kalifornianët, por që mbetën për statistikë.

Ndërsa për miqtë u dalluan Embiid me 28 pikë e 11 rebound, mbështetur edhe nga Butler me 20 pikë.

Humbet edhe skuadra e Houston, që u mund në fushën e saj nga New Orleans 121-116. Teksanët e dominuan ndeshjen shumicën e kohës (Harden 37 pikë e 11 rebound), por miqtë përmbysën shifrat në minutat e fundit falë 27 pikëve e 12 rebound të Okafor si dhe 19 pikëve të Holiday.

Në sekondat e fundit triumfon skuadra e San Antonio, që mposhti 126-124 Phoenix, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund (Rudi Gay realizoi koshin e fitores sekondën e fundit).

7 lojtarë të skuadërs së Spurs realizuan mbi 12 pikë, me Aldridge që realizoi 29 pikë e 14 rebound, më i miri në fushë.

Fiton edhe ekipi i Brooklyn, që mundi 122-117 ndaj Chicago, ndeshje me luhatje nga të dyja ekipet, që deri në fund dueluan për fitoren. Russell e mbylli me 30 pikë, mbështetur edhe nga Napier me 24 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e LaVine.