MENU
klinika

Çfarë ka bërë?

Ledri publikon foton e fanses së “çmendur”!

26.01.2019 - 18:05

Pa më të voglin dyshim, Ledri Vula është një nga këngëtarët më të pëlqyer nga shqiptarët, por edhe më gjerë. Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh publikon aty foto nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, Ledri ka postuar në “InstaStory” një imazh, ku shfaq tatuazhin e një prej fanseve të tij më të zjarrta. Bëhet fjalë për një tatuazh në krahun e djathtë të fanses së tij, ku është e shkruar titulli i këngës së tij “Ni gotë për ty”.

Një gjest i tillë i fanses e ka impresionuar tej mase reperin, i cili ka ngelur i habitur kur ka parë këtë fotografi, që më pas e ka ndarë me ndjekësit.

“Çfarë mund të them më shumë”, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e imazhit.