MENU
klinika

Përplasja 'Cakaj'

Lëvizja Vetëvendosje merr në “pyetje” Edi Ramën

11.01.2019 - 15:26

Partia Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë  duke u bërë pjesë e debatit, që shkaktoi mosdekretimi i Gent Cakajt në krye të ministrisë së Europës dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, i ka dërguar disa pyetja ku i kërkon sqarim shefit të qeverisë, Edi Rama.

Kjo parti pyet Ramën se pse është i sigurte në figurat e errëta të presidentit të Kosovës dhe Hashim Thaçit dhe të gazatarit, Baton Haxhiut, ndërsa shpreh skepticizëm për ministrin Bushati, i cili po mbahet “peng” si rezultat i mosdekretimit për ta shkarkuar nga posti.

Ca pyetje kryeministrit dhe kryetarit të partisë socialiste të Shqipërisë:

  1. A e di gjë pse 23 anëtarë të kryesisë së PS dhe 73 deputetë të PS + qindra kryetarë degësh, nëndegësh dhe mijëra bashkëpunëtorë profesionalë socialistë nuk dalin të reagojnë por del Baton Haxhiu?
  2. Pse je kaq i sigurtë në personazhe të errët si Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu dhe vë në dyshim ministrin dhe anëtarin e kryesisë së PS, z. Ditmir Bushati?
  3. Nëse ka diçka të papranueshme në Ministrin e jashtëm aktual a mund t’ia tregosh të gjithë shqiptarëve, me këtë rast dhe socialistëve anëtarë, simpatizantë dhe votues ?
  4. Nëse Ilir Meta është i paditur pse na e propozove dhe pastaj votove për President të Republikës së Shqipërisë?
  5. Nëse je kundër shkëmbimit të territoreve , e thënë shqip, pra kundër ndarjes së Kosovës sipas planit të Vuçiçit a mund ta thuash këtë prerazi pa ekuivoke?
  6. Nëse pretendon se e njeh G. Cakajn atëherë pse nuk ia keni bërë certifikatën e sigurisë nga drejtoria në vartësi tuajën që prej se e kishit këshilltar ?
  7. Që kur këshilltarët e tu, mandej zëvendësministra, e të propozuar për ministër të jashtëm si Gent Cakaj lejohen të nxjerrin në emisione televizive të Baton Haxhiut për 1 vit rresht komentet e sqarime nga takimet e tua nga ai me Kancelaren Merkel deri te ato brenda zyrave të këshillit të ministrave e tek kualifikimet e sulmet mbi subjektet politike në Kosovë?
Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë