MENU
klinika

Vjedhjet e njëpasnjëshme

Lezhë/ Hajdutët nuk dinë të ndalen

27.01.2019 - 17:53

Zona e Grykë Lumit në Tale të Lezhës është kthyer në një zonë “të shënjestruar” nga  hajdutët.
Banorët janë shprehur të shqetësuar dhe të frikësuar për këtë fenomen ku së fundmi pre e grabitjeve ka rënë banesa e Zef Lalës, emigrant prej vitesh ne Greqi.

Babai i tij tregon se hajdutet kane hyre ne banese pa thyer dyer e dritare dhe kanë marrë rreth 7 mije euro materiale.


Brenda të njëjtës natë, Pjeter Lala tregon se janë thyer dhe vjedhur edhe disa banesa të tjera, ku grabitësit kanë marrë çfarë kanë gjetur.

Në këtë zonë ndodhin pothuajse çdo natë vjedhje dhe sipas banoreve ka munguar reagimi i policisë. Banorët shprehen se rastet e vjedhjeve janë denoncuar të gjitha por deri më tani nuk është kapur asnjë nga autorët që po ngjallin frikë e panik në këtë zonë.

Banoret ende shpresojnë që shteti të marrë situatën në kontroll për gjetjen e autoreve, në mënyrë që të rikthehet qetësia ne zonën e tyre dhe ata ta bëjnë gjumin e qetë.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit