MENU
klinika

Liam tregon detaje të martesës me Miley

Liam tregon detaje të martesës me Miley

29.01.2019 - 22:17

Çifti simpatik, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, pas shumë ndarjesh, ribashkimesh, vendosën që më në fund të martoheshin bashkë dhe të lejonin dashurinë e vërtetë të triumfonte. Ata u shfaqën për të parën herë bashkë në publik pas martesës, në eventin e organizuar nga “G’Day USA Gala”. Ishte Liam ai që vendosi të flasë dhe të zbulojë detaje për martesën me Mileyn.

Ai u shpreh se ishte njeri me fat që ishte me të. “Është diçka e mrekullueshme dhe jam shumë me fat që jam me të”, u shpreh Liam.

Dyshja u njoh bashkë në vitin 2009, kur ishin duke xhiruar filmin ‘The Last Song’. U desh një dekadë që ata të dy të kuptonin se ishin bërë për njëri-tjetrin dhe më në fund të martoheshin. Liam tregoi se nuk e patën të vështirë për ta mbajtur të fshehtë ceremoninë e martesës, sepse ata vendosën të festonin vetëm me miqtë e tyre më të ngushtë.

“Nuk ishte e vështirë ta mbanin ceremoninë të fshehtë, ne kemi një grup të vogël miqsh. Nuk e kishim planifikuar. Jam shumë i lumtur qa kam arritur këtu ku jam”, tregoi Liam.

Miley dhe Liam u martuan muajin e shkuar në Nashville, SHBA.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?