MENU
klinika

Opinion

Librat, gjeniu edhe buzëqeshja

25.01.2019 - 11:13

Nga Irena Beqiraj

Për një moment fillova të mendoj që jam gjeni biles edhe shumë më tepër …. gjeni me eksperience!!! .
Edukimin e kam shumë të mirë, të konsoliduar edhe jo në Filozofi, por në një degë me të vështirë, Financë.

Librat që kam lexuar? Ah ato nuk i kisha numëruar. Por mund t’i numëroj mendova me vete . Kisha pak dyshim, a duhet të përfshija në këtë numërim librat e fëmijërisë?

E tejkalova edhe këtë si një vendimarrje që mund ta merrja rrugës . Fillova ethshëm të iventarizoj librat .
Arrita tek “12 Proverbat e Ferrit ” Ëilliam Blake shkruar rreth viteve 1800.

Aty kisha lexuar edhe nënvizuar që “rrugët e gjeniut nuk kalojnë nëpërmjet rrugëve të dijes”.

Kaq zgjati edhe ëndrra ime për t’u vetndjerë “gjeni”. Një endërr që në fakt qenkesh shuar brenda meje në moshën 20 vjeç, kur jetoja në katin e 5 të godinës nr. 9 në qytetin studenti teksa lexoja këtë Anglez të cmendur i cili më tregonte aq mizorisht se isha në rrugetimin e një njeriu të zakonshëm.

Ndërkohë në mendje me rrotulloheshin akoma vargjet e tij:
Ka një buzeqeshje të dashurisë
ka edhe një buzeqeshje te mashtrimit
Por ka një buzëqeshje të buzeqeshjeve
Ku këto të dyja kanë pikën e takimit .

I buzeqesha vetes me buzëqeshjen e pikës së takimit dhe mendova: mashtrim i ëmbël i bërë me dashuri!

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit