MENU
klinika

Vlera kombëtare kulturore

Libri 500-vjeçar për Skënderbeun promovohet në Slloveni

15.01.2019 - 15:28

Janë të shumta diskutimet për figurën më të rëndësishme kombëtare shqiptare, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në të njëjtën linjë janë të shumta edhe veprat që promovohen tani apo janë botuar për këtë figurë.

Që nga historia e tij e deri te sonetat muzikore a poezitë në shekuj autorë kombëtare por sidomos të huaj kanë promovuar dhe kanë ngritur lart figurën e tij.

Që nga pikturat e deri te shtatoret e ndryshme që janë ngritur për nder të tij dhe lëvdatat e shumta deri tek personalitetet kishtare.

Figura e tij si personalitet me rreze ndërkombëtare në luftën për liri është e padiskutueshme. Ndër autorë të ndryshëm mund të veçojmë  Franciscus Blancus,  Benjamin Disraeli, Brackob, Harry Hodgkinson, Oliver Jens Schmitt, Jovan Radoniç, Holberg, Barleti, Martin Segon, Virgjil Kule, Aurel Plasari, Ardian Klosit,  Antonio Xonkada, Fan Noli etj. Të gjithë këta autorë i shtojnë imazhin e tij.

Një libër me vlera të mëdhaja për historinë e Shqipërisë është promovuar në Koper të Sllovenisë.  Libri i botuar në gjuhën e vjetër italiane në vitin 1544, i titulluar “Commentario de le Cose de Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, Principe di Epyrio”-“Skanderbeg Princi i Epirit” dhe përkthehet pas 500-vjetësh në gjuhën shqip. 

Kjo vjen  si një vepër shumë me vlerë për Shqipërinë dhe vjen si një vlerë për gjithë studiuesit që duan të thellohen mbi figurën më të rëndësishme kombëtare shqiptare.

Kryetari i Shoqatës ‘’Iliria’’ Heset Ahmeti e ka promovuar shumë me interes këtë përkthim. Në promovim kanë folur edhe dy përkthyesit: Albert Gjoka dhe Frida Vokopola Gjoka.

Gjithashtu, ka pasur edhe diskutime, janë prezantuar të dhëna dhe fakte, dokumente të kohës rreth figurës kombëtare shqiptare, heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, mbështetur në dokumentet e kohës.

Në të njëjtën kohë gjatë kësaj veprimtarie janë prezantuar edhe dy libra të tjerë në gjuhën shqipe, të autorëve Frida Vokopola Gjoka dhe Albert Gjoka, “Gjuha e Albanëve ose Shqiptarëve” dhe “Historia dhe Gjuha e Shqiptarëve dhe Vllehëve”.

Përveçse anëtarëve të Shoqatës Kulturore Shqiptare ‘Iliria” në Koper merrnin pjesë, kryetarja e Shoqatës Shqiptare Mardena Kelmendi e shoqatës “Ecim së bashku” nga Trieste e Italisë, dhe veprimtarja e njohur shqiptare Vitore Stefa Leka, studiuesi slloven Peter Stoka, ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, etj.

Në fund është shpërndarë edhe libri për heroin kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, të përshtatur për fëmijë dhe kalendari i përgatitur nga Zyra e Ministrit të Shtetit për Diasporën.

Kjo vepër vjen si vlerë e shtuar për Shqipërinë dhe për imazhin e saj, si vlerë plus, qershia mbi tortë e shumë veprimtarive të kryera për vitit jubilar të 550-vjetorit të Skënderbeut në 2018.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!