MENU
klinika

Flet ish-kryeministri Buçkovski

‘Ligji për Amnisti do t’i kushtojë Zaevit’

03.01.2019 - 11:21

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vlado Buçkovski, tha se homologu i tij i tanishëm, Zoran Zaev, do të paguajë një çmim të lartë për shkak të Ligjit të ndryshuar të Amnistisë, por duket se ai nuk ka zgjedhje tjetër.

Ndryshimet në Ligjin mbi Amnistinë u mundësuan 15 pjesëmarrësve në trazira të Kuvendit më 27 prill 2017, kur Talat Xhaferi ishte zgjedhur kryetar i parlamentit, që të lirohen nga akuzat.

Ndër të pandehurit, disa deputetë janë më me influencë të opozitës VMRO-DPMNE.

Buçkovski tha se në këtë moment është më e rëndësishme që Zaev të ndryshojë Kushtetutën.

Si politikan që ndërton një imazh të mirë të shtetit, ai është i vetëdijshëm se do të paguajë çmimin politik, por kjo është mënyra e vetme të sigurojë tre deputetë, të cilët në Parlament do ta votonin ndryshimin e Kushtetutës“, thotë Buçkovski.

Maqedonia duhet të ndryshojë Kushtetutën në përputhje me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë për ndryshimin e emrit në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Buçkovski beson se ky vendim i përshkruan më mirë parimet e sundimit të ligjit në Maqedoni, transmeton KosovaPress.

Ai beson se në periudhën e ardhshme Ligji i Amnistisë do të kërkojë analiza më të hollësishme dhe shumë debate midis ekspertëve ligjorë, por, siç thotë ai, kjo situatë e jashtëzakonshme kërkon veprime në të cilat bëhen edhe gabime. /Konica.al/

“Të bëhet një traktat i paqes Kosovë - Serbi”

Sinjalet për sulme në Veri, ministri Maqendonci ngre alarmin

"Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”!"

Censi/ Reagon ashpër Shkupi: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta!

“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri