MENU
klinika

Studimi

Limoni ju mbron nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare

08.01.2019 - 16:26

Limonët janë një frutë i popullarizuar që njerëzit përdorin në sasi të vogla për shkak të shijes që kanë. Ato janë një burim i mirë i vitaminës C dhe i flavonoideve ose antioksidantë, të cilat mendohet se përmirësojnë shëndetin.

Le të shohim disa nga përfitimet e mundshme nga konsumimi i limonëve.

REDUKTOJNË RREZIKUN E GODITJES NË TRU

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), frutat e agrumeve mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të goditjes ishemike, kryesisht te femrat. Sipas një studimi të realizuar në 70,000 gra për një periudhë 14-vjeçare, rezultoi se ata që hëngrën mandarina, limonë dhe portokaj kishin një rrezik prej 19 për qind më të ulët të goditjes ishemike sesa gratë, që konsumonin më së paku. “Studimet kanë treguar rritje të lartë të frutave, perimeve dhe sidomos konsumi i vitaminës C është i lidhur me rrezikun e zvogëluar të goditjes në tru. Flavonoidet të pranishme në disa fruta dhe perime mendohet të sigurojnë një pjesë të asaj mbrojtjeje përmes disa mekanizmave dhe një efekti antiinflamator”, kanë pohuar studiuesit. Frutat agrume janë një burim i mirë i flavonoideve, të cilat mendohet të ndihmojnë në mbrojtjen kundër kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

PËR HIPERTENSIONIN

Një studim japonez zbuloi se nga 101 gra, ato që ecnin rregullisht dhe konsumonin limon çdo ditë kishin presionin më të ulët të gjakut sesa ata që nuk kishin konsumuar. Shkencëtarët kërkuan më shumë kërkime për ta konfirmuar këtë.

PARANDALIMIN E KANCERIT

Limoni dhe lëngu i limonit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës antioksidante C. Antioksidantët mund të ndihmojnë në parandalimin e formimit të radikalëve të lirë, që janë të njohur për të shkaktuar kancer, edhe pse roli i saktë i luajtur nga antioksidantët në parandalimin e kancerit mbetet i paqartë.

MBRON LËKURËN

Vitamina C luan një rol jetësor në formimin e kolagjenit, sistemin mbështetës të lëkurës. Ajo ju ndihmon për të mbrojtur lëkurën nga dielli dhe ndotja dhe zvogëlimin e rrudhave.

limon-konica.al

PARANDALON ASTMËN

Rreziku i zhvillimit të astmës duket të jetë më i ulët te njerëzit që konsumojnë një sasi të lartë të ushqyesve të caktuar, njëra prej të cilave është vitamina C.

FORCON SISTEMIN IMUNITAR

Ushqimet që janë të larta në vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar kundër mikrobeve, që shkaktojnë ftohje dhe grip. Shtrydhja e një limoni në një gotë me ujë të ngrohtë me një lugë të madhe mjaltë bën një pije qetësuese për dikë që ka kollë apo ftohje.