MENU
klinika

Emërimet

Lleshaj firmos dy urdhrat, zëvendëson krerët e Policisë së Shtetit

04.01.2019 - 12:18

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka firmosur dy urdhra për zëvendësime të rëndësishme në radhët e krerëve të Policisë së Shtetit.

Sipas urdhrit të Lleshajt, “Drejtues i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit”.

Ministria e Brendshme bën me dije se vendimet janë komunikuar paraditen e sotme.

“Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit, kanë bërë të njohur dy urdhra të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj”- njofton Ministria e Brendshme.

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë