Autoritetet çeke kanë përjashtuar kompaninë kineze Huawei nga tenderi me vlerë 20 milionë euro, që ka për qëllim krijimin e një portali online në lidhje me taksat, të kërkuar nga Ministria çeke e Ekonomisë.
Përjashtimi i kompanisë u pasqyrua këtë mëngjes nga gazeta çeke ”MF Dnes” dhe vjen pas një paralajmërimi të lëshuar nga Zyra Kombëtare e Sigurisë së Informacionit (NUKIB).
Sipas dokumentacionit online, Ministria e Ekonomisë ka modifikuar tenderin për ndërtimin e lokacionit, i cili do të mbledhë të dhëna të ndjeshme të qytetarëve.
Ndryshimi përjashton në mënyrë efektive garën e Huawei-t, e cila sipas gazetës do të ishte kompania më e favorizuar.
Zyra e Sigurisë së Informacionit në dhjetor të vitit të kaluar paralajmëroi operatorët e rrjetit të vendit për përdorimin e pajisjeve dhe softuerit Huawei, për shkak të rreziqeve të sigurisë kibernetike.