Venezuela po përballet me trazira të vazhdueshme. Të dy Nicolás Maduro dhe Juan Guaidó pretendojnë të jenë president, të paktën derisa të mbahen zgjedhjet e reja, dhe pse kjo nuk duket dhe aq e mundshme.
Maduro, ka pak mbështetje publike, por të paktën ka mbështetjen e ushtrisë. Guaido, nga ana tjetër, ka mbështetjen e shumë demokracive perëndimore, por nuk ka shumë pushtet brenda Venezuelës.
Pra, çfarë mund të ndodhë me këtë komb dhe 32 milionë qytetarët e saj, rreth 3 milionë prej të cilëve kanë ikur tashmë jashtë vendit? Ka katër mundësi.
Maduro qëndron akoma në pushtet, por dhe për sa kohë?
Maduro ka mbijetuar dy herë sfidat e mëparshme. Pas protestave masive në 2014, ai shënjestroi krerët e opozitës, Leopoldo Lópezin, i cili u arrestua dhe u ndalua të kandidonte. Pesë vjet më vonë ai është ende në arrest shtëpiak.
Trazirat shpërthyen edhe në vitin 2017, kur Maduro hoqi dorë nga asambleja kombëtare. Mbi 120 protestues u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën. Përsëri Maduro ia doli mbanë të konsolidonte fuqinë e tij.
Kjo duket jo edhe aq e mundshme sot. Megjithëse Maduro ka mbështetjen e aleatëve të tillë si Rusia, Turqia dhe Kuba, ai është nën presion të vazhdueshëm ndërkombëta, duke përfshirë edhe disa vende të Amerikës Latine.
Nëse Maduro do t’i mbijetojë kësaj sfide të tanishme, ai do të duhet të mbajë ushtrinë nga ana e vet, dhe kjo nënkupton se ai duhet t’i paguajë ata.
Maduro zëvendësohet nga një civil tjetër ose ndodh një grusht shteti ushtarak
Një rrugëdalje tjetër nga situata e tanishme, do të ishte një grusht shteti ushtarak. Pasardhësit e mundshëm do të jenë ose Diosdado Cabello ose ministri i mbrojtjes Vladimir Padrino López, të dy të përçmuar nga populli.
Sidoqoftë, një ndryshim i tillë nuk do ta qetësonte opozitën, tani të vendosur për rivendosjen e demokracisë. Ndërkohë, nëse një lider i ri nuk mund të rindërtojë ekonominë e shkatërruar të vendit, miliona njerëz do të vazhdojnë të ikin, duke destabilizuar më tej rajonin.
Ndryshimi i regjimit
Një kthim prapa në demokraci do të ishte mënyra më e lehtë për të shpëtuar, por kjo duket disi e pamundur.
Maduro dhe rrethi i tij i brendshëm ka shumë mundësi të largohen nga vendi, por është e paqartë se ku mund të shkojnë. Aleatët e tij të vetëm ndërkombëtarë janë Rusia, Kina, Kuba dhe Turqia.
Luftë
Kriza e Venezuelës ka nxitur migrimin më të madh në historinë moderne të Amerikës Latine dhe vendet fqinje janë të dëshpëruara. “Nëse situata do të përkeqësohet, presioni për një grevë ushtarake për t’i dhënë fund bllokimit do të rritet”, tha Phil Gunson, një konsulent me Caracas me Grupin e Krizave. “Dhe ky është një rezultat që ne të gjithë duhet të përpiqemi të shmangim”.
Një luftë e tillë, lufta e parë ndërshtetërore në Amerikën e Jugut në më shumë se 80 vjet, do të ishte pa dyshim e përgjakshme.
Adam Isacson, një analist i sigurisë në Zyrën e Uashingtonit në Amerikën Latine tha “Çdo luftë që përfshin Kolumbinë dhe Venezuelën do të ishte shkatërruese”.