MENU
klinika

Klipi e ngjiti në maja

“Lumë” kritikash ndaj këngëtares shqiptare

23.01.2019 - 20:39

Ava Max, këngëtarja me origjinë shqiptare po korr sukses me këngën e saj të fundit “Sëeet but psycho”, por në të njëjtën kohë po përballet edhe me akuza.

Këngë e 24-vjeçares është dëgjuar mbi 268,765,814 herë në platformën më të madhe të muzikës, “Spotify”, por për videklipin e këngës kanë vërshuar kritikat.

Videoja është ‘një paketë që ndihmon për të inkurajuar dhe mbështetur stigmën’, sipas një letre të hapur nga Aleanca “Zero”, në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u del në ndihmë njerëzve depresivë dhe vetëvrasës.

“Tekstet e këngëve dhe videot (që përmbajnë skena të dhunës dhe kërcënimit të paarsyeshëm që përfshijnë një shkop bejsbolli, shigjetat dhe thikat) nënvizojnë rastësisht perceptimet negative të shëndetit mendor – shkurtimisht është një paketë që ndihmon për të inkurajuar dhe mbështetur stigmën. Ne e kuptojmë se kjo nuk mund të jetë e qëllimshme, por edhe kur nuk ka për qëllim, përjetësimi i stereotipeve ekzistuese ka një ndikim disproporcionalisht negativ që përforcon stigmën; dhe stigma është e keqe. Është shtypëse dhe tjetërsuese me potencial kërcënues për jetën. Stigma inkurajon njerëzit që të mbyllen, duke i penguar ata që të kërkojnë ndihmë. Më keq akoma, stigma mund të ndalojë njerëzit vetëvrasës që t’ia arrijnë këtij qëllimi kur ata janë në pikën më të ulët dhe më të prekshme”, thuht në letër.

Videoja duket se tregon historinë e një femre të fiksuar tek një burrë, kur e sheh atë duke u puthur me një femër tjetër. Ajo pastaj e drogon njeriun dhe e terrorizon me një shumëllojshmëri armësh.