20.01.2019 - 10:03
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lushnjës, një argjendari ka rënë pre e maskave.
Sipas të dhënave të para, raportohet se shuma e vjedhur kap vlerën e 10 milionë lekëve të rinj.
Mësohet se katër persona kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia menjëherë ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.