MENU
klinika

Detajet

Mali i Zi u ofron shtetësinë 2 mijë të huajve në këmbim të…

04.01.2019 - 18:41

Shtetësi deri për deri 2 mijë persona të huaj në këmbim të investimeve gjatë tre viteve të ardhshme për të ndihmuar në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të saj, tha qeveria e Malit të Zi të enjten.

Të pasurit një pasaportë të Malit të Zi, u lejonte qytetarëve të saj të udhëtojnë pa viza në 117 vende. Mali i Zi me një popullsi prej 620 mijë banorësh, është vend anëtar i NATO-s dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Skema nga Mali i Zi për të sjellë investime në këmbim të shtetësisë e vendos përkrah 13 vendeve të tjera evropiane, përfshirë Maltën, Letoninë dhe Portugalinë.

Sipas skemës, kandidatët potencialë duhet të dhurojnë 100,000 euro (113,670 dollarë) për zhvillimin e komuniteteve të varfra dhe të investojnë 250,000 euro në projekte zhvillimi në pjesën veriore dhe qendrore të vendit, ose 450,000 euro për projekte në Podgoricë, kryeqyteti i vendit, ose përgjatë vijës bregdetare.

“Programi synon të përshpejtojë më tej zhvillimin ekonomik të Malit të Zi duke krijuar kapacitete të reja turistike, bujqësore dhe përpunuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha qeveria në një deklaratë.