MENU
klinika

Mesazhi

Gazetari sms ministres: Mamaja ime mund të vdesë, mungon ilaçi

19.01.2019 - 11:07

Përmes një postimi në facebook, deputeti demokrat, Bardh Spahia ka publikuar mesazhet që një gazetar i ka dërguar ministres Manastirliu.

Në mesazhin dërguar ministres, gazetari shkruan se nëna e tij është sëmurë, por ilaçi i domosdoshëm që shërben për kurimin e saj te Onkologjiku mungon.

Deputeti Spahia teksa ka publikuar mesazhet e gazetarit bën me dije se ky i fundit nuk ka marrë një përgjigje për ilaçin e quajtur interferon, i cili mungon prej disa javësh.

“Znj. Ministre përshëndetje! Uroj çdo gjë të mbarë për ju. Jam gazetar në…. Ju shkruaj për një problematikë që na ka vendosur në vështirësi ditët e fundit. Mamaja ime…kurohet me Interferon në Spitalin Onkologjik në Tiranë prej 7 muajsh. Sot mësuam që medikamenti mungon prej disa javësh në këtë spital. Kjo është një situatë e paprecedentë. Mamaja ime rrezikon të humbasë jetën pasi duhet të vazhdojë të marrë kurat. Ju lutem jepini një zgjidhje sa më të shpejtë kësaj situate, pasi kjo është shumë e rëndë. në pritje të përgjigjes suaj. Faleminderit…”, është mesazhi i parë, ku gazetari qartë nuk kërkon zgjidhje vetëm për nënën e tij por për situatën.

Pasi nuk ka marrë përgjigje ai i ka dërguar një mesazh të dytë ministres Manastirliu, por sërish nuk ka përgjigje.

Znj. Ministre përshëndetje! Edhe njëherë ….ju shqetëson. prita dy ditë për të marrë një përgjigje për mungesën e Interferonit në Spitalin Onkologjik. Sinqerisht ndihem i befasuar nga mungesa e reagimit institucional. Të paktën minimalisht dikush nga institucioni që drejtoni, qoftë edhe për kortezi duhëet të më kishte begenisur. Ju falënderoj nga zemra për suportin, kur të shkoj në shtëpi sonte do t’i them mamasë sime që të bëhet e fortë dhe të mos e humbasë shpresën sa të ketë frymë se medikamentet në një të ardhme do ia sigurojmë edhe po nuk ishte në këtë botë. Faleminderit”, ka qenë teksti i mesazhit të dytë.