26.01.2019 - 12:24
Teksa Urdhëri i Stomatologut, vendosi rritjen e çmimeve dentare, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka garantuar nga ana tjetër se nuk do të ketë asnjë rritje të tillë.
“Vendimi i Urdhërit të Stomatologut, është i pazbatueshëm. Instancat e tjera do të marrin masa që vendimi të mos zbatohet.”
Kjo deklaratë u lëshua nga Manastirliu gjatë një inspektimi, që kjo e fundit po bënte në një nga qendrat shëndetore 24-orëshe, për urgjenca pediatrike.