MENU
klinika

Legjenda e futbollit botëror

Maradona shtrohet me urgjencë në spital

04.01.2019 - 23:13

Diego Maradona është shtruar me urgjencë në spital, pasi është diagnostikuar me hemoragji në stomak dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të eliminuar problemin e shfaqur.

Gazetari Jorge Rial njoftoi nëpërmjet “Twitter” se fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ishte rikthyer në Buenos Ares për kontrollin rutinë në klinikën Olivos, kur mjekët identifikuan problemin.

Më herët, gjatë ditës së premte ishte folur mbi faktin se Maradona nuk ishte shfaqur në stërvitje me ekipin meksikan Dorados, duke hamendësuar për probleme me shëndetin.

maradona
maradona

Fillimisht ishin televizionet argjentinase që kishin aluduar se Maradona po vuante nga depresioni pas ndarjes me të dashurën Rocio Oliva. Gjithsesi, tashmë duket se problemi i Maradonës ka qenë një hemorragji e brendshme, për të cilën shumë pak informacion disponohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN