MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Grekët protestojnë me flamurin e Katsifas

20.01.2019 - 13:36

Gjatë ditës së sotme në Greqi janë paralajmëruar protesta masive kundër Marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë.

Qytetarët nuk janë dokord me arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke argumentuar se nuk është marrë mendimi i tyre dhe se shkel kushtetutën dhe sovranitetin kombëtar.

Tubimi i mijëra qytetarëve grekë është organizuar nga organizata nacionaliste greke e ‘Epirit të Veriut’ , ku nën tingujt e ‘Maqedonia që jehon’, mijëra qytetarë kanë filluar të mbërrijnë në sheshin ‘Sindagma’ përballë parlamentit grek.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në shesh ndodhen rreth 100 mijë qytetarë.

Bëhet me dije se në tubim do të shpaloset edhe një flamur i Kostandin Katsifas. Katsifas  u vra nga Forcat e RENEA, pasi ky i fundit hapi zjarr ndaj policisë shqiptare në fshatin Bularat.

Prindërit e Kostandinos Kacifës, njoftuan se do të gjenden në sheshin ‘Sindagma’ me flamurin e të birit, të cilin e quajnë hero të helenizmit.