MENU
klinika

Deklarata

Marrëveshja në Mal të Zi, Bushati: Angazhimi i dha frytet

30.01.2019 - 19:43

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka reaguar pas marrëveshjes së udhëheqësve politikë shqiptar në Mal të Zi për zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit.

Bushati shkruan se udhëheqja dhe angazhimi i të gjithë aktorëve politik, së bashku me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i dha frytet e punës.

“Përpjekja dhe angazhimi konstant me të gjithë aktorët politik, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i dha frytet. Me përgjegjshmëri politike dhe mision qytetar, faktori politik shqiptar ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit zgjedhor, duke formalizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore në Tuz permes një liste të përbashkët “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia na Bashkon”.

Ky hap, që përbën një moment të shumëpritur për bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, është dëshmia më e mirë e maturisë politike, dhe në të njëjtën kohë përbën një tjetër arritje domethënëse për politikën tonë të jashtme dinamike e konstruktive në rajon.
Suksese të mëtejshme Komunës Tuz!#UrimeMalësia”, shkruan Bushati.