MENU
klinika

Si të njohim veten?

Mbajtja e ditarit/ mënyrë e mirë për të përballuar stresin dhe…

11.01.2019 - 16:48

I dashur ditar, sot…

Pa marrë parasysh se kjo thënie ju asocion me ditët e adoleshencës, psikologët pohojnë se mbajtja e ditarit është shumë e dëshirueshme dhe e dobishme.

Prandaj shumë psikologë ua sugjerojnë pacientëve të tyre terapinë me ditar, e cila, siç pohojnë ata, e redukton stresin, i zvogëlon simptomat e astmës dhe artritit, madje ndihmon në shërimin e plagëve.

Kjo u referohet veçanërisht njerëzve që priren të mbajnë për vete çdo gjë, si dhe atyre që, pavarësisht nga biseda me njerëzit e afërm, nuk shohin ndonjë rrugëdalje nga kriza aktuale në punë apo ajo në shoqëri.

Kur e vendosni çdo gjë në letër, do të mësoni më shumë për veten, dëshirat tuaja, nevojat dhe frikën më të thellë. Ky aktivitet do t’ju ndihmojë edhe në rastin e problemeve të tjera serioze, sepse do t’i largoni ndjenjat negative.

Nuk keni nevojë të shkruani çdo ditë, por vetëm kur është nevoja. Herë pas here, lexoni atë që e keni shkruar në ditar një apo dy muaj më parë.

Siç thonë psikologët, më së miri do të ishte nëse do të shkruanit për momentet e vështira, por edhe ato të mira. Kur ka një ekuilibër midis pozitives dhe negatives, terapia ka efektin më të mirë.