MENU
klinika

Detajet

Mbledhja e Kryesisë së PD-së/ Zbardhen 4-vendimet

22.01.2019 - 21:45

Zbardhen katër vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Mësohet se vendimi i parë i demokratëve kishte të bënte me mobilizimin për protestat.

Në vendim specifikohet që, nga data 4 shkurt do të nisin protesta në të gjithë Shqipërinë me kalendar, ndërsa në datën 16 shkurt do të kulmojë protesta kombëtare në Tiranë.

partia-demokratike-konica.al
partia-demokratike-konica.al

Vendimi i dytë i Kryesisë ka të bëjë me krijimin e bordeve këshillore pranë degëve të partisë, sipas statutit me personalitete të fushave.

Ndërsa vendimi tretë i marrë prej tyre ishte ngritja pranë PDSH-së e Bërthamës së Digjitalizimit.

Mësohet gjithashtu se zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është emëruar edhe në postin e Koodinatores Kombëtare të Digjitalizimit.