MENU
klinika

Njoftimi i ARRSH-së

Përfundojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës

27.01.2019 - 18:56

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat njofton se janë mbyllur punimet me qëllim shmangien e përmbytjeve në autostradën Tiranë-Durrës.

Tashmë qarkullim i mjeteve bëhet normalisht në të dyja drejtimet.

“Përfundoi brenda afateve ndërhyrja me guardrela në autostradë për shmangien e përmbytjeve në këtë segment. Rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet”, njofton ARRSH. Në pak muaj kjo ka qenë ndërhyrja e tretë në autostradë.

Gjatë stinës së verës u bë riparimi i shtresave të asfaltit, ndërsa kjo pasoi me ndërhyrje në vendosjen e tombinave me qëllim pengimin dhe shmangien e përmbytjeve duke u mbyllur përfundimisht me vënien e ndarëseve.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin