MENU
klinika

Trasporti rrugor

Mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, sa do zgjasin punimet?

03.01.2019 - 15:30

Nesër mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, ja sa zgjasin punimet. Që nga dita e nesërme autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet.

Lëvizja e automjeteve në autostradë nga mbikalimi Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes. Punimet do të zgjasin për dy javë.

ARRSH njoftoi se paralizimi i automjeteve në këtë aks që nis në orën 05:00 të mëngjesit do të bëhet për shkak të punimeve të dy tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar.

Do të devijohet në kohë trafiku në rrugën dytësore për automjetet, që do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

ARRSH dhe policia iu kërkon drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN