MENU
klinika

Protesta e studentëve

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, kthehen sërish nesër

07.01.2019 - 14:46

Ka zgjatur rreth 4 orë protesta e sotme e studentëve para Kryeministrisë.

Studentëve u janë bashkuar sot edhe qytetarë të tjerë, minatorë dhe banorë të Unazës së Re, ndërkohë që në mbyllje të protestës, ata kanë njoftuar vazhdimin e saj ditën e nesërme në të njëjtën orë.

Studentët kanë shtuar sot edhe një pikë të nëntë në kërkesat e tyre. Kërkesa e nëntë e studentëve është “të anulohet ligji për Arsimin e Lartë”, kërkesë kjo edhe e shumë pedagogëve që më herët u bënë firmëtarë të një peticioni në mbështetje të studentëve.

mbyllet protesta-konica.al

Pas një marshimi nga fakultetet e tyre, studentët janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë.

“Ne nuk ndalemi, nuk tërhiqemi, nuk ia lëmë vendin asnjë klase politike të korruptuar, ta fiksojë mirë Edi Rama e të dalë sa nuk është vonë, dil dhe plotëso kërkesat”– bëjnë thirrje protestuesit.

mbyllet protesta-konica.al

Protesta ka nisur sot rreth orës 09:30, ndërsa është bojkotuar sërish mësimi, teksa studentët shprehen se nuk janë të kënaqur me vendimin e Këshillit të Ministrave, lidhur me plotësimin që iu bë 8 kërkesave të tyre të parashtruara në muajin dhjetor.protesta e studenteve

mbyllet protesta-konica.al

Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë. Përmes një drafti të ri, studentët kanë listuar kundërshtitë që kanë për çdo vendimmarrje të qeverisë në lidhje me 8 kërkesat e tyre.

Sakaq, protestës i janë bashkuar studentë të disa fakulteteve, si ata të shkencave të natyrës, gjuhëve të huaja dhe ekonomikut, por edhe nga disa fakultete të tjera.