MENU

Luftëtari i UFC

McGregor tifoz i United, mesazh për Solskjaer

26.01.2019 - 13:57

Conor McGregor, luftëtari i arteve marciale mikse në UFC, ka zbuluar se është tifoz i Manchester United dhe ka simpati për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter, irlandezi ka komentuar një fotografi të tij kur kishte qenë i vogël, i veshur me fanellën e Solskjaer.

“Ole Gunnar Solskjaer është një burrë i veçantë! Super zëvendësimi i Man United! Si lojtar dhe si trajner, e çmendur! Ti mund ta ndiesh pasionin që ai ka për klubin dhe për historinë e klubit.

Fliste me plot krenari për aftësinë e mrekullueshme të Manchester United në kundërsulme, në të tashmen dhe në të kaluarën. Uau!”, – ka shkruar McGregor.

“Dukem plotësisht si djali im në këtë foto. Faleminderit që e shpërndave. Kjo është një fotografi nga dita e sportit në shkollën time, ku unë shihem me fanellën e famshme të hirtë të Manchester United. E bleva atë fanellë me paratë e xhepit që i kisha në moshën tetëvjeçare. Do të doja ta dija se ku është tani” – shton McGregor.

Kur dukej se me Mourinhon sezoni kishte marrë fund për Manchester United, tani djemtë e Solskjaer kanë marrë më shumë vetëbesim, për shkak se nga emërimi i trajnerit të ri, ata i kanë fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara, gjithsej tetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN