MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Më në fund shpresë për paqe në Siri…

03.01.2019 - 13:16

Nga këndvështrimi i Donald Trump, një regjim i kukullave siriane të komanduara nga SHBA nuk ishte aspak praktik. Dhe, këtu, Trump ka të drejtë që duhet ndryshim.

Tërheqja e njoftuar e Presidentit Donald Trump nga forcat amerikane nga Siria nuk është miratuar as nga demokratët e as republikanët.

Të gjithë ata mendojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë një prani trupash në mbarë botën me qëllim që të parandalojnë kundërshtarët; se ushtria amerikane mund të jetë çelësi i suksesit të politikës së jashtme; dhe se kundërshtarët e Amerikës janë armiq të padurueshëm.

Tërheqja e Trump nga Siria mund të jetë me të vërtetë një prelud i rrezikshëm për një luftë të zgjeruar rajonale; megjithatë, mund të jetë edhe një hap kritik drejt rrugës së paqes.

SHBA e kishte arsyetuar praninë e Amerikës në Siri si pjesë e luftës kundër Shtetit Islamik (ISIS). Megjithatë, papritur, u deklaruan arsyet aktuale për praninë e zgjeruar të Shteteve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë në Siri (ose Iraku, Afganistan, Jemen, dhe gjetkë në rajon) për shkak të ISIS. Në fakt, ISIS ishte më shumë pasojë sesa një shkak i pranisë amerikane. Qëllimi real ka qenë hegjemonia rajonale e SHBA-së; dhe pasojat e vërteta kanë qenë katastrofike.

Rrallëherë është thënë e vërteta rreth pranisë amerikane në Siri. SHBA vendosi të nxisë një kryengritje për të përmbysur Bashar al-Assad në vitin 2011 jo sepse SHBA dhe aleatët si Arabia Saudite deshën demokracinë siriane, por sepse vendosën që Assad ishte një pengesë për interesat rajonale të SHBA-së. Arsyet ishin të qarta: Assadi ishte bashkuar me Rusinë, dhe kishte mbështetje nga Irani.

Për këto arsye, Presidenti Barak Obama dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton deklaruan se “Assad duhet të largohej.” Amerika dhe partnerët e saj rajonal, duke përfshirë Izraelin, Turqinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, vendosën të ofrojnë armë  për një rebelim kundër Assad. Obama i bëri thirrje CIA-s të punonte me Arabinë Saudite për ta përmbysur.

Megjithatë, qëllimi i operacionit sirian ishte i qartë: një regjim sirian miqësor ndaj Turqisë dhe Arabisë Saudite, që mohon Rusinë si aleat dhe që largon forcat iraniane jashtë Sirisë.

Por, si zakonisht, operacioni dështoi. Rusia mbështeti Asadin, dhe Irani siguroi gjithashtu mbështetje. Ndërkohë, lufta çoi në më shumë se 500,000 vdekje të luftëtarëve dhe civilëve dhe zhvendosjen e më shumë se dhjetë milionë sirianëve deri tani, si dhe një krizë të madhe refugjatësh në Evropë.

Dhe pastaj, një fraksion i xhihadistëve të pamëshirshëm u nda nga një tjetër për të krijuar ISIS. Obama vendosi të ndërhyjë në vitin 2014 me sulme ajrore dhe disa trupa amerikane për të mbështetur një sulm të udhëhequr nga kurdët kundër ISIS.

Nga këndvështrimi i Donald Trump, një regjim i kukullave siriane të komanduara nga SHBA nuk ishte aspak praktik. Dhe, këtu, Trump ka të drejtë që duhet ndryshim.

Nuk ka dyshim se tërheqja e njëanshme e SHBA mund të krijonte një katastrofë edhe më të madhe. Turqia mund të pushtonte Sirinë veriore për të shtypur forcat kurde; Rusia dhe Turqia mund të përballeshin. Izraeli mund të niste një luftë kundër forcave iraniane në Siri.

Lufta siriane mund të zgjerohet në një luftë të plotë në Lindjen e Mesme. Kjo është e gjitha e besueshme.

Megjithatë, kjo nuk është e pashmangshme. Nën përkujdesjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (me miratimin thelbësor të SHBA, Kinës, Rusisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar), gjashtë hapa mund të ndërmerren për të sjellë paqen.

Së pari, të gjitha forcat e huaja të largohen nga Siria.

Së dyti, OKB duhet të mbështesë sovranitetin e qeverisë siriane mbi të gjithë vendin.

Së treti, të garantohet siguria e kurdëve.

Së katërti, Turqia të zotohet që nuk do e pushtojë Sirinë.

Së pesti, SHBA të heqë sanksionet e saj mbi Iranin.

Dhe, e gjashta, OKB të rrisë fondet për rindërtimin sirian.

Çelësi i paqes në Lindjen e Mesme është që turqit, iranianët, arabët dhe hebrenjtë të bashkëjetojnë.

Pengesa më e madhe që nga nënshkrimi i Traktatit të Versajës në fund të Luftës së Parë Botërore ka qenë ndërhyrja e madhe e fuqisë nga Britania, Franca, Rusia dhe SHBA në pika të ndryshme.

Është koha ta lëmë rajonin të zgjidhë punët e veta.

Pas 100 vjetësh ndërhyrjeje perandorake, është koha për kompromis dhe strehim të rajonit nën ombrellën e OKB-së.

Jeffrey D. Sachs, Profesor i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Profesor i Politikave Shëndetësore dhe Menaxhimit në Universitetin e Kolumbias, është Drejtor i Qendrës Columbia për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe të Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. /konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tërheqja e trupave amerikane nga Siria

Trump po heq dorë nga vendimi?