Sot është zhvilluar një takim mes rektorit të UT Mynyr Koni dhe senatit akademik, me kërkesë të studentëve të Universitetit të Tiranës të cilëve nuk po ju mundësohet vazhdimi normal i mësimit pasi një grup studentësh kanë uzurpuar ambientet e disa fakulteteve.
Burimet bëjnë me dije se gjatë takimit senati ka vënë me shpatulla pas murit rektorin Koni, duke i përplasur në sy faktin se është në shkelje agrante të ligjit.
Senati ka shkuar edhe më tej, ku duke mos toleruar shkeljen që po i bën ligjit Koni, ka kërkuar dorëheqjen e tij që t’i hapet rrugë vazhdimit normal të mësimit.
Ajo që është vënë re në gjithë këtë akuzë të senatit ndaj rekotorit Koni sipas burimeve, është fakti se ai ka qenë krejt i vetmuar dhe nuk ka thënë asnjë fjalë, duke pranuar kështu shkeljet e konstatuara.
Tanimë senati i UT kërkon dorëheqjen e rektorit Koni.
Kujtojmë se më heret studentët e fakulteteve, pas plotësimit të kërkesave të tyre nga qeveria, kanë kërkuar nga Koni me shkresë zyrtare por edhe me anë të preononcimeve në media, që të zhbllokojë ambjentet e uzurpuara nga një grup personash politik, pasi humbja e orëve të mësimit po çon në djegien e vitit akademik, që do të kishte një kosto shumë të lartë për familjet e të gjithë studentëve.
Por, të gjitha kërkesat e studentëve kanë rënë në vesh të shurdhër, duke e bërë rektorin Koni pjesë të një plani ogurzi për djegien e vitit akademik për të gjithë studentët e UT-së.