MENU
klinika

Pse lidhen me jetën tuaj?

Mësoni kuptimin e këtyre tri ngjyrave kryesore!

31.01.2019 - 15:22

Studimet ndërdisiplinore për mënyrën e jetesës së fisive që edhe në ditët tona jetojnë në Afrikë, në Amerikën Jugore etj, që janë mjaft të mënjanuar nga rrjedha e zhvillimit të qytetërimit botëror, provojnë se në shoqëritë primitive tri ngjyrat kryesore (e bardha, e zeza, e kuqja) përcillnin më shumë kuptime simbolike në rrjedhën e shumë brezave njerëzorë.

Duke u bazuar në përfundimin e V.Terner-it të publikuar në vitin 1983 për vlerat, normat kulturore dhe ritualet e fisit afrikan Ndembu, po ju japim një pasqyrim mbi kuptimet simbolike kryesore që përcillnin ndër banorët e fiseve primitive tri ngjyrat kryesore.

Ngjyra e bardhë:

E mira, pastërtia, kamja, fuqia;
Burimi i shëndetit dhe fuqisë;
Mungesa e dëshmitarëve, e lotëve, e vdekjes;
Paria ose pushteti;
Takimi me frymët e të parëve;
Jeta, vitaliteti;
Shtatzëni ose lindje fëmije;
Trimëri dhe sukses në gjueti;
Bujari, miqësi;
Përkujtim të shpirtrave të paraardhësve;
Oreks në të ngrënë;
Pjellori, shumim;
Burrërim ose pjekuri;
Pastrim, larje;
Lumturi, përprim, paqe;
Magji e mirë;
Sjellje e mirë;
Nderimi.

Ngjyra e kuqe:

Gjaku i kafshëve, i lehonave, i femrave, i vrasësit;
Trembja e demonëve të këqinj;
Shumëfishim i trimërsë;
Trembje e armiqve;
Shërim dhe përtëritje shëndeti;
Suksesi;
Trimëri;
Zjarr.

Ngjyra e zezë:

E liga, gjërat e këqija;
Dështimi, ndotja, vuajtja;
Sëmundja, shtrigania;
Joshja seksuale;
Nata, errësira, kaosi;
Forcat armiqësore, magjia e keqe, mallkimi.

Në çiftëzim me të zezën, ngjyra e kuqe simbolizon forcat shoqërore dhe natyrore që provokojnë shkatërrime e tërsllëk, fatkeqësi dhe mënxyrë. Ndërsa në çiftëzim me të bardhën, ngjyra e kuqe simbolizon forcat më pozitive në shërbim të jetës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN