Presidenti Ilir Meta ka reaguar përsëri lidhur me çështjen që ka rrëmbyer më shumë vëmendjen ditët e fundit, debati që prodhoi mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i vendit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta sugjeron që Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ndërsa nuk ka kursyer ironitë për kryeministrin Edi Rama.
“Ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, shkruan Meta, duke shtuar se PS ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar.
REAGIMI I METES
“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria?? do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.
Shqipëria?? do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.
SHQIPËRIA E PARA.??”