MENU
klinika

Deklarata

Meta reagon pas kritikave/ Flet për kreun e KLSH dhe Cakaj

24.01.2019 - 11:34

Pasi mbajti homazhe para bustit të Ismail Qemalit, në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së tij, presidenti Ilir Meta u përgjigj shumë shkurt interesit të gazetarëve, për kandidaturën e tij për kryetar të KLSH Bahri Shaqirin.

Meta i ka kthyer një përgjigje të gjithë skeptikëve duke shtuar se në punën e tij e udhëheqin Kushtetuta dhe interesi publik.

“Kushtetuta dhe interesi publik më udhëheqësin në veprimet dhe aktet e mia”, tha Meta. Kujtojmë se zëra nga maxhoranca pohuan se Shaqiri nuk plotësonte kriteret ligjore për këtë detyrë.

Meta u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me kompetencat që dje Rama ia delegoi Gent Cakajt, duke i besuar Ministrinë e Jashtme. Teksa u tregua i përmbajtur në përgjigjen e tij Meta tha se e ka të qartë se kujt mund t’i delegoj autoritetin kushtetues në emër të Republikës së Shqipërisë. “S’kam asnjë koment për organizimet e bindshme të qeverisë apo të pushtetin vendor. E kam të qartë ai president i Republikës edhe për shkak të vendimit vizionar të gjykatës Kushtetuese, se kujt institucioni mund t’i delegoj autoritetin kushtetues në emër të Republikës së Shqipërisë”, theksoi ai.

meta rama cakaj-konica.al

Mes të tjerash kreu i shtetit shqiptar tha se sot është momenti kur të përkulemi para veprës dhe kontributit të Ismail Qemalit, për një Shqipëri Europiane.

“Ju falënderoj që gjetët kohë për të na shoqëruar këtë moment, të përkuljes para monumentit të themeluesit të shtetit tonë modern dhe të atit të Pavarësisë së Shqipërisë në këtë 100-vjetor të kalimit të tij në përjetësi. Për shkak të veprës së ndritur”, pohoi Meta.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!